Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përleshjes që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku ai është gjuajtur me ujë derisa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.
Kurti ka thënë se nuk frikësohet nga këto sulme.
“Nuk frikësohem nga këto sulme” u tha ai shkurt gaztorëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.
Ndaj Kurtit ka hedhur ujë deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili poashtu nuk e kursejë as zëvendëskryeministrin Bislimi.
Pas kësaj, Bilsimi e ka gjuajtur atë me një shishe, ku më pas situata ka eskaluar.