4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Çmimet s’janë rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur akuzave të drejtuara nga opozita për moszgjidhjen për daljen nga greva në arsim.

Kurti gjatë fjalimit në Kuvend ka thënë se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.

Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij.

“Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit. Ia kemi ofruar triumfin sindikalistëve, tha Kurti, duke shpjeguar ofertën e tij që ta prezantojnë bashkë Pakon për Përballje me Inflacion.

Sipas tij, fillimisht sindikalistëve u ka pëlqyer pakoja, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi.

“Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores [..] Ju ka pëlqyer, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi, dhe nuk e di me kë janë konsultuar”, tha Kurti.

Ai theksoi se çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët, por për të gjithë.

“Nuk mund ta trajtoj në mënyrë specifike, kam takuar shumë herë BSPK-në, SBASHK-un, Këshillin Grevist, thoshin se janë rritur çmimet, por çmimet nuk janë rritur specifikisht për mësimdhënësit. Nëse vetëshërbimet do të shkruanin çmimet janë rritur për mësuesit dhe arsimtarët, do të ishte problem specifik. Çmimet janë rritur për të gjithë dhe për këtë kemi pakon për përballje me inflacionin. Mësimdhënësit janë kategori e veçantë, por problem nuk është specifik”, tha Kurti.

Kryeministri po ashtu ka folur për kritikat për mosrritjen e pagave, duke thënë se në program electoral kanë pasur punësim dhe drejtësi.

“Ne kemi pasur punësim dhe drejtësi dhe jo rritje e pagave. Nuk e kemi pasur premtim elektoral. Mua duhet të më matni karshi zotimeve që kam bërë, jo për zotimet e partive opozitare. Kjo është absurd. Le të flasim për sundimin e ligjit, për drejtësi, sa kemi arritur të bëjmë punësime dhe ashtu mund të matet qeverisja jonë. Megjithatë pagat do të rriten”, shtoi Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img