-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Çmimet janë rritur jo vetëm në Kosovë, Qeveria po përpiqet të marrë masat

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se që është evidente që çmimet janë rritur, por që sipas tij kjo nuk po ndodhë vetëm në Kosovë.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kurti tha që çmimet janë rritur globalisht edhe për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit.

“Është evidente se kemi rritje të çmimeve në përgjithësi, e posaçërisht të atyre për produkte të konsumit. Kosova nuk është e vetme në këtë situatë. Çmimet janë rritur globalisht edhe për shkak të kufizimeve të zinxhirit të furnizimit. Kemi të bëjmë me inflacion të importuar mbi të cilin ne si qeveri nuk kemi kontroll ose ndikim”, tha Kurti.

Tutje Kurti ka thënë që Qeveria po e bën maksimumin që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar presionet inflacionare të brendshme dhe të marrin masa kundër “tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet e tyre”.

“Kishim krizën energjetike që ngriti çmimet e importit për energji eklektike. Deri në 500 euro për megavat orë kishte shkruar çmimi i importit dimrin e kaluar dhe çmimet e larta po vazhdojnë. Që të mos transferohet kjo barrë në fatura, kemi subvencionuar me 100 milionë euro koston e importit dhe nuk kemi pasur rritje për asnjë familje që shpenzon më pak se 800 kilovat dhe asnjë biznes. Duhet ta kemi parasysh se po të rriteshin çmimet për bizneset vetëm do t’u shërbente atyre që t’i rrisin çmimet e shërbimeve apo produkteve”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img