Site icon PrishtinaPress

Kurti: Çast vendimtar për hekurudhën në Kosovë, parashihen 13 ura të reja dhe shtatë tunele

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot po shënon një moment i madh për hekurudhën në Republikën e Kosovës, teksa mes tjerash, dha detaje nga përurimi i tuneleve gjashtë dhe shtatë dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

I par i ekzekutivit kosovar potencoi se projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe shtatë tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta evropiane.

“Sot shënohet një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës, po e përurojmë rindërtimin e linjës 10 që e lidh Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po rindërtojmë në veçanti dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra dhe me një gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht. Mbi 164.5 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në këtë segment të linjës 10. Nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë. Mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë në segmentin e mbetur nga Fushë Kosova në Mitrovicë dhe Mitrovicë në kufirin verior të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Gjatë javëve në vijim ministrit e linjës dhe infrakos do të nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore pesëvjeçare duke ndjekur normat evropiane”.

“Me Shqipërinë tashmë kemi filluar marrëveshjen e bashkëpunimit për të ndërtuar hekurudhën Prishtinë-Durrës, ku pastaj synojmë të ngrehim portin e thatë që kthen kryeqytetin ton në qendër të rëndësishme të tregtisë dhe qarkullimit, të shpërndarjes dhe akumulimit”.

“Edhe me linjën 10 dhe me hekurudhën Prishtinë Durrës, Kosova bëhet pjesë e e rrjetit të transportit trans-evropian”.

Ai tregoi se do të rritet edhe shpejtësia e trenit me hekurudhën e re.

“Me forcim rriten shkëmbimet, me zgjerim rritet ndërlidhja, ndërsa me modernizim rritet shpejtësia. Këtu treni mund të zhvillonte shpejtësi jo më shumë se 60 kilometra në orë, me hekurudhën e re mbi 100 kilometra në orë”, përfundoi ai.

Exit mobile version