Site icon PrishtinaPress

Kurti: Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar projektligji për ndarjen buxhetore për vitin 2023.

Kryeministri Kurti ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm parashihet të jetë mbi 3.2 miliardë euro.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë eurove”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kurse, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë deri në fund të vitit parashihet rritje ekonomike nga 3.8 deri në 4.1 për qind.

“Ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza. Deri në fund të vitit parashikojmë të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike”, deklaroi Murati.

Exit mobile version