Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus.
Kryeministri i Kosovës ka rënë viktimë e dy komedianëve, të cilët e kanë bindur disi Kurtin se ai po fliste me presidentin e Letonisë.
Në videon e dy komedianëve, Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.