1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti bëri homazhe për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malës: Dëshmorët janë dëshmuar, tash ne duhet të dëshmohemi te ata

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit doktor Hazir Mala, në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Gjatë nderimeve për ta, kryeministri Kurti, tha se rënia e Ilirit dhe Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë.

Në këto homazhe kryeministri Kurti shoqërohej bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Deklarata e plotë e Kurtit:

Ilir Konushevci edhe Dr. Hazir Mala kanë qenë punëtorë të zellshëm për luftën çlirimtare, të cilën po e përgatisnin qysh herët, e më pas, edhe luftëtarë të mëdhenj, të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme. Rënia e Ilirit dhe Dr. Hazirit e ngriti vetëdijen te të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala e kuptonin që faktori i brendshëm është vendimtar edhe për çlirimin e vendit por edhe për ndihmën të cilën mund ta marrim dhe e morëm prej jashtë.

Dëshmorët janë dëshmuar. Ne duhet të dëshmohemi tek ata, dhe, në këtë mënyrë, edhe të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por njëkohësisht edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi. Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës. Neve, ndonëse e rëndësishme, na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, e të cilën duhet ta kryejmë me nder, me progresin në mendje e me dëshmorët në zemër.

Lavdi heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malajt dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img