7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Beogradi po bën obstruksione për mos implementim të marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për televizionin francez ‘France24’, se së pari duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit dhe pastaj veprime të tjera në katër komunat veriore të vendit.

Ai tha se presioni nga Beogradi ka bërë që të ketë edhe tërheqjeje nga garimi të kandidatëve në zgjedhjet e fundit në veri, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të mund të mbahen zgjedhjet në komunat në veri, por ka përsëritur edhe në këtë intervistë se zgjedhjet mbahen vetëm pasi të ketë sundim të rendit dhe ligjit atje.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se Kosova është shteti me demokratik në Ballkanin Perëndimor, dhe se Policia e Kosovës është shumë profesionale.

Ai ka thënë se Beogradi po bën obstruksione për mos implementim të marrëveshjeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img