2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Beogradi dhe Moska të mendojnë mirë para se të veprojnë në Kosovë

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti në një intervistë për CNN International me gazetaren Christiane Amanpour, ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.

“Intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne varemi në sigurinë e amerikaneve”.

“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”.

Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas atij në Ukrainë.

“Është e mundur sepse në Ballkan kemi regjimin e Kremlinit në Serbinë. Beogradi ka lidhje me Kremlinin përmes ekonomisë dhe ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka një zyrë në Zyrën e Mbrojtjes në Serbi. Shqipëria, Maqedonia dhe Mlai i zi e njohin Kosovën, por jo edhe Serbia. Serbia s’i pranon as krimet e kryera në vitet ‘98-99, kur NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin serb”, ka theksuar kryeminsitri Kurti.

Kurti, duke cituar raportet e organizatës Freedom House, ka thënë se Serbia nuk është demokraci, por një regjim hibrid. Ai e ka paraqitur presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një autokrat që vendos për çdo gjë në Serbi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img