Site icon PrishtinaPress

Kurti: Beogradi dëshiron paratë e BE-së, por jo vlerat e saj

Nëse në Serbi do të bëhet referendum për anëtarësim në BE, i njejti do të dështojë, pasi sipas kryeministrit Kurti, popullata në Serbi nuk i beson BE-së.

Ai përmendi ish kryeministrin serb të vrarë, Zoran Gjingjiq, në kohën e të cilit mbështetja e serbëve për Bashkimin Evropian ka qenë 75 %. Ndërsa tani, sipas Kurtit, kjo mbështetje ka rënë në 35%.

“Beogradi dëshiron fondet e BE-së, pa vlerat e BE-së. Dëshiron para nga Brukseli pa reforma në Serbi. Pra, dëshiron dëshiron mbështetje financiare dhe ekonomike, pa anëtarësim që sjell edhe obligime në përgjithësi”, tha Kurti,

Më tej, Kurti shtoi se ekzistojnë iluzione tek ata që besojnë se duke u sjellur mirë me autokratët, ata do të bëhen më të mirë.

Përkundrazi, sipas tij, çfarëdo bujarie, autokratët e keqkuptojnë, keqinterpretojnë dhe keqpërdorin. /KlanMacedonia

Video

 

Exit mobile version