Site icon PrishtinaPress

Kurti bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij

Nga aty Kurti tha se Bahri Fazliu ra në një ballafaqim të rreptë me forcat serbe.

“Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliut. Ai u vra në betejë, ballafaqim me forcat armike serbe në vendin i cili ndodhet në kufi të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, pra një vend domethënës i cili është në përputhje edhe me idealet e Bahri Fazliut”, u shpreh Kurti.

Exit mobile version