20.8 C
Pristina
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

spot_img

Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri homazhe në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe si dhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në 26 vjetorin e rënies së tyre, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Jemi këtu në Rreze të Krushës së Madhe, që të përkujtojmë rënien heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, që u shndërrua në ngritje sublime për një ardhmëri gjithnjë e më të ndritshme, të shtetit tonë, të popullit tonë, të shoqërisë e të kombit tonë mbarë, duke u bazuar në idealet e rilindasve dhe në dëshirat e rinisë, nevojat e popullsisë dhe ëndrrat e fëmijëve”, tha Kurti

“Dalip Behra dhe Bekim Gashi janë frymëzuar nga kënga shqipe, janë frymëzuar nga heronjtë, dëshmorët dhe martirët, e betejave më të hershme të etapave të të kaluarës të kombit tonë, por edhe nga shkrimet, mësimet, e intelektualëve të mëdhenj të popullit tonë, e në krye të herës padyshim që duhet vendosur profesor Ukshin Hoti, bacën Ukë, të cilit i ka qëndruar gjithmonë pranë pikërisht Ismet Gashi, babai i dëshmorit Bekim Gashi. Brezat kur lidhen ata e formojnë historinë, por në të njëjtën kohë edhe trasojnë rrugën për të ardhmen. Ne e përkujtojmë sa i madh ishte çmimi i lirisë, sa e lartë ishte sakrifica e tyre, por edhe sa fisnike është përgjegjësia e jonë teksa e vazhdojmë rrugën e tyre”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img