1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër

Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, kryeministri Albin Kurti, u takua me gratë sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit.

Kurti tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi.

Në njoftimin e dërguar nga Kurti thuhet se ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit.

“Theksoi se është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike”.

“Ndërkohë sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë”, thuhet në njoftim.

Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img