Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Bashkë me të do të shkojnë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë pritet të nisë në orën 09:00.