0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti arsyeton mungesën në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se përgatitjet dhe dakordimi për vizitë në Britani të Madhe dhe Irlandë ishin bërë vitin e kaluar dhe për këtë arsye, sipas tij, e kishte të pamundur pjesëmarrjes në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë në Tiranë, të mbajtur sot.

Pavarësisht mosprezencës fizike, Kurti mori pjesë në konferencën e sotme në Tiranë në mënyrë virtuale, ku përmes një videomesazhi tha se theksoi mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, shkroi Kurti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img