1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Angazhohemi çdo ditë që shërbimet e institucioneve të jenë sa më afër qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri.

Kurti me këtë rast tha se angazhohet çdo ditë që shërbimet e institucioneve të jenë sa më afër qytetarëve.

“Në Leposaviq vendosëm gurthemelin e objektit të ri që do të akomodojë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak, si dhe gurthemelet e shtëpive të reja të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë. Komunat veriore po ndërlidhen me komunat e tjera të vendit edhe përmes akseve rrugore të reja. Sot, pamë nga afër punimet në rrugën që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, e cila është e gjatë 6.5 kilometra”, tha ai.

Kreu i Qeverisë foli edhe rreth vizitës në Mitrovicën e Veriut, konkretisht tek Ura e Ibrit, bizneset shqiptare që janë hapur atje.

“Ndërkaq në veri të Ibrit në Mitrovicë, përveçse dëgjuam nga kryetari Erden Atiq më shumë mbi planet e projektet e komunës, ecëm rreth qytetit, duke u ndalur edhe te bizneset e reja që po hapen atje e po e rrisin punësimin, por edhe te Ura e kryesore e Mitrovicës, që bashkon dy anët e brigjeve të lumit Ibër”, theksoi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img