9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, me rëndësi historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), ku tema kryesore të diskutimit ishin të drejtat e komuniteteve jo-shumicë, të drejtat e njeriut e sundimi i ligjit.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është me rëndësi historike.

“Andaj dhe Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt këtij qëllimi. Krahas përfitimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do të rriste edhe standardin dhe performancën e sistemit vendor të drejtësisë nga i cili përsëri përfitojnë qytetarët”, tha kryeministri.

Ai shtoi se demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera që ndahen me Këshillin e Evropës, e të cilat po ashtu janë vlera që fuqizojnë dinjitetin e qytetarëve dhe mundësinë për zhvillimin socio-ekonomik.

“Në mesin e veprimeve të Qeverisë me fokus komunitetet jo-shumicë, kryeministri Kurti theksoi faktin se me buxhetin e vitit 2024, Ministria për Komunitete dhe Kthim do të jetë ministria me rritjen më të madhe të buxhetit, me përjashtim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 ka ndarje më të madhe buxhetore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ai përmendi fondin prej tre milionë euro për komunitetet jo-shumicë për këtë vit si dhe buxhetin prej dy milionë euro për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive të komuniteteve jo-shumicë në komuna, i cili si program pritet të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

Kurti e njoftoi delegacionin edhe me përbërjen multi-entike të kabinetit qeveritar dhe nivelin e përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në institucionet shtetërore.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img