3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti akuzon Vuçiqin për nxitje të grupeve kriminale – falënderon Policinë e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas situatës së krijuar në veri është duke mbajtur konferencë për media. Për të sqaruar se çka po ndodh në atë pjesë të vendit, tash e gjashtë ditë.

Pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, Kurti tha se Kosova i është përgjigjur Bashkimit Evropian për dialog por njësoj s’po bën Serbia. 

Kurti ka akuzuar Vuçiqin për nxitjen e grupeve kriminale që siç tha ai kriminale.

Kurti tha se vendimi për targa nuk është drejtuar kundër qytetarëve serb.

“Ata mund të pajisen me targa të përhershme të Republikës”, tha ai. 

Sipas tij, sot u konfirmua se Kosova ka pika kufitare dhe se kjo u bë falë Policisë së Kosovës.

“Asnjë incident në asnjë pikë kufitare, pra aty ku ka Polici të Kosovës nuk ka incidente – aty ku nuk ka polici të Kosovës ka incidenti sic edhe ndodhi në Zubin Potok – pse, sepse ka pasur policë të Kosovë”,është shprehur Kurti para gazetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img