Site icon PrishtinaPress

Kurti akuzon opozitën: Po kërkojnë mbështetje në Amerikë për të më sulmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar liderët e partive opozitare se po kërkojnë mbështetje nga zyrtarë amerikanë për ta sulmuar atë politikisht.

“Me shku në Amerikë me lyp zyrtarë për me i mëshu kryeministrit Kurti, kjo po thotë diçka për mu, për të cilën unë s’jam i vetëdijshëm. Prandaj, me datën 9 shkurt, këta ish-qeveritarët që po dojnë me u kthy, i çoni në pakthim.” – tha Kurti.

Deklarata e Kurtit vjen vetëm një ditë pasi djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump Jr, e ka rishpërndarë postimin që emisari për Misione të Posaçme, Richard Grenell, të bërë tri ditëve në lidhje me qëndrimin ndaj Qeverisë Kurti. Ndërkohë, kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë përgjigjur ndaj kësja deklarate.

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, i ka quajtur mashtrim deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, dhe ka thënë se e Kurti ka qenë kundër çdo ideje ameriakane.

Po ashtu, ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni. “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri…dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Exit mobile version