1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Kurti akuzon Lajçakun: E ka pranuar kushtëzimin e Serbisë që së pari të zbatohet Asociacioni e pastaj marrëveshja bazë

Pas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrel është deklaruar për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se në këtë takim ai ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes bazike. Sipas tij pala tjetër nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur asnjë rezultat.

“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që e ka sjellur Serbia, përfaqësuesit e BE-së nuk ma dhanë deri pas përfundimit të takimit”, tha Kurti.

“Është për të ardhur keq që Lojçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë. Ky pranim e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues. Unë nuk mund ta cenoj Kosovën.  Përmbajtja është kushtëzim. Ne kemi bërë një propozim. Por aty shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirohet dialogu”, tha Kurti.

Sipas tij ky dokument është i vjetër të paktën 6 muaj i cili kushtëzon që njëherë të zbatohet Asoaciacioni e pastaj të shkojm eventualisht në zbatimin e marrëveshjes bazë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img