2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: 3941 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se 3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se deri në mbyllje të afatit kanë mbetur edhe dy javë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.

“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht” shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/Mx4F38FZm32zrC51/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img