0.3 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: 30 profesionistë ushtarakë po e sulmojnë Policinë, i ftoj sa më parë të dorëzohen

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri Albin Kurti, ka dhënë detaje nga sulmi kriminal në veri të vendit ku u vra një polic i Kosovës dhe një tjetër u plagos.

Ai tha se brenda manastirit janë ende 30 persona të armatosur rëndë, të cilët po e sulmojnë vazhdimisht Policinë e Kosovës.

Kurti tha se kriminelët janë të rrethuar nga Policia e Kosovës, dhe se të njëjtit duhet të dorëzohen në organet e sigurisë së Kosovës.

Kurti tha se ata paraqesin një formacion të organizuar që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë.

“Sulmet ndaj policisë sonë janë duke vazhduar, janë 30 persona të armatour rëndë, profesionistë ushtarakë a polic, të cilët ndodhen në rrethimin e forcave tona policore, i ftoj të dorëzohen në organet tona të sigurisë. Ata po e sulmojnë policinë, edhe pasi që e kanë vrarë Afrim Bunjakun e që e kanë plagosur Rashitin….Automjetet janë pa targa, që nuk i psodeojnë serbët lokalë, e asnjë civilë në republikën tonë. Janë dy kamionë që janë vendos te ura për ta bllokuar qarkullimin. Një aty mban një armë krahu, që nuk është tipike për policinë”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img