-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: 2025-ta do të jetë vit i matematikës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se viti 2025 do të jetë vit i matematikës.

Kurti njoftoi se Kosova do të jetë organizatore e garave të matemtikës vitin e ardhshëm nga data 11 deri më 17 prill.

“E falënderojmë komunitetin e matematikanëve shqiptarë, Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe të gjitha organizatat e tjera për angazhimin e tyre të pandërprerë në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë. Puna e tyre ka ndikuar thellësisht në avancimin e matematikës në Kosovë, duke ofruar mundësi dhe mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet më prestigjoze ndërkombëtare”, tha Kurti.

“EGMO 2025 do të organizohet me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të matematikanëve shqiptarë, Shoqatës Matematikanëve të Kosovës dhe organizatave e donatorëve të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë”. theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img