0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston

Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se kallëzimi i tij në SPAK është një kurth i sajuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston.

Veliaj u shpreh se është informuar se denoncimi ndaj tij është bërë nga një person me emrin Nesti Angoni, i cili në bazë të regjistrit të gjendjes civile, të cilin ai si kryebashkiak e disponon, nuk ekziston, transmeton klankosova.tv.

”Jam informuar, se jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston. Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston, me një letër anonime, është një kurth i sajuar, të gjithë e dimë çfarë përfaqëson ky stil. Duke qenë se kreu i bashkisë e ka gjithë regjistrin e gjendjes civile kam qenë bashkëpunues”, citon euronews të ketë deklaruar Veliaj.

”E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve dhe ku jam pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i them SPAKU-t, SKAP kur nuk i intereson. As nuk kam bërë letra anonime, se nuk jam brez i letrave anonime”, tha Veliaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img