5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurteshi: Mund t’i humbim katër komunat veriore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, duke e komentuar raportin e përgatitur nga ekspertët serbë të cilin e ka botuar “Zëri”, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve me Serbinë ka për qëllim që t’i marrë komunat veriore, ndërsa Kosova të mos marrë asgjë në shkëmbim, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Ideja për shkëmbimin e territoreve është një projekt i Serbisë, i cili ka për qëllim që të marrë një pjesë të Kosovës duke mos i dhënë asaj asgjë, sepse kjo çështje nuk mund të hapet para se Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu si është filluar dialogu pa platformë dhe pa qenë i autorizuar Thaçi, është vetëm një aventurë që duhet të ndërpritet”, ka thënë Kurteshi, duke shtuar se Vetëvendosja bashkë me qytetarët e Kosovës do ta pengojnë këtë projekt shumë të dëmshëm për Kosovën.

Sipas tij, deklaratat e Thaçit për kufijtë me Serbinë janë të papranueshme dhe me rrezik të madh për Kosovën.

“Këtë që po e bën presidenti Thaçi është një aventurë, e cila nuk guxon të vazhdojë. Ai po luan me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të cilët natyrisht që janë të interesuar të ribashkohen me Kosovën dhe askush nuk është kundër një gjëje të tillë, por kjo nuk mund të ndodhë në situatën në të cilën jemi sepse Serbia së pari duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Kurteshi tutje.

Ndërsa i pyetur se nëse kjo formë e dialogut mund të sjellë humbjen e katër komunave veriore të Kosovës në këmbim vetëm të Preshevës, Kurteshi ka thënë se serbët e synojnë një gjë të tillë, por nuk duhet të lejohet të ndodhë pasi edhe faktori ndërkombëtar është kundër kësaj gjëje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img