1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kurrë s’u ngina me ty”: Koci tregon çka tha nëna e Faton Hajrizit kur e pa kufomën e tij

Arianit Koci, avokat, ka folur edhe një herë për çështjen e Faton Hajrizit, shtetasit kosovar që ishte arratisur nga burgu në Kosovë dhe ishte vrarë në Serbi.

Në T7, Koci tregoi se çfarë tha nëna e Hajrizit kur e pa kufomën e djalit të saj.

Kur e kem pru kufomën, para se me e pa nëna e Fatonit kufomën, kam kërkua që me na i tregu të gjitha karakteristikat e trupit. Krejt na i ka shpjegu, të gjitha detajet, që kur të shkojmë aty me i identifiku.Ishte interesant që nana se si e ka pa trupin, pa i këqyre detajet ka thanë ky është Fatoni. Kufoma ka qenë në gjendje jo të mirë, por jo e pa identifikueshme. E ka përqaf e i tha “kurrë s’u ngina me ty”. Ka pasur shumë momente emocionale”, ka thënë i emocionuar avokati Koci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img