4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kurrë më pas, vetëm përpara”, Edi Rama çel fushatën me mbjellje pemësh

“Kurrë më pas, vetëm përpara”, do të jetë slogani i socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri.

Pasdite në orën 17:00, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Pas këtij takimi, kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij dhe 61 kandidatëve për kryebashkiakë të mazhorancës, që të bashkohen në seli për të marshuar më pas drejt sheshit “Skënderbej”.

Aty në mënyrë simbolike do të nisë edhe fushata për mbjelljen e pemëve. Kryeministri do të flasë para socialistëve, për të nënvizuar sërish, që krahas premtimeve elektorale duhet të mblidhen fonde edhe për të mbjellë pemë në çdo bashki.

Objektivi i socialistëve është fitorja minimalisht e 45 bashkive./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img