Site icon PrishtinaPress

Kurir: Armiku numër një vjen në “Marakana”

Menjëherë pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve dhe lajmit se Crvena Zvezda do të luajë kundër Liverpoolit, kanë reaguar mediet serbe, duke theksuar se Beogradin do ta vizitojë edhe Xherdan Shaqiri. Madje, gazeta “Kurir” lajmin e ka publikuar me titullin “Armiku numër një vjen në Marakana”, duke aluduar në Shaqirin.

 

 

“Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gazeta serbe.

Më pas “Kurir” shkruan për biografinë dhe karrierën e Shaqirit, duke theksuar se është i lindur në Kosovë, për largimin e familjes së tij drejt Zvicrës, por gjithsesi që theksin e ka vënë te “provokimet” e Xherdanit në adresë të serbëve, e për të cilat thuhet se nuk do të harrohen përjetë.

Exit mobile version