Site icon PrishtinaPress

“Kurgjo nuk ka bë” – Çerkini i zhgënjyer me Kurtin – nuk pret asgjë nga takimi i sotëm me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, takim ky i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur.

Çerkini i zhgënjyer tha se nuk pret asgjë nga ky takim.

Sipas tij pala kosovare është e pafuqishme për të zbatur marrëveshjen për të zhdukurit.

Dorën në zemër po flitet shumë, ne presim shumë me atë çka kanë premtu por deri sot krejt çka kanë premtu nuk e kanë zbatu edhe me nënshkrufshin nuk kanë me zbatu dhe nuk presim asgjë diçka konkrete”, u shpreh Çerkini.

Ne presim që procesi të nis sa më seriozisht për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të bëjnë një hap konkret se deri tani nuk ka kurrgjë, janë gjërat e mjegullta, të cilat ne nuk besojmë që e nënshkruan as e realizon Vuçiqi apo ndërkombëtarët. Të tonët janë pa fuqi politike, nuk kanë fuqi as të fillojnë, as të zbatojnë pa ndihmën e ndërkombëtarëve dhe seriozitetin e politikuajve të Beogradit”, ka thënë ai për Insajderin.

Çerkini ka kritikuar kryeministri Kurti për qasjen e treguar për familjarët e personave të zhdukur.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka realizuar asgjë që ka premtuar për familjarët e të zhdukurve.

“Unë nuk e di çka ka bërë, deri më tani bash kurgjo ska bë atë çka e ka premtu.  Një grup punues ende nuk kanë mujt me gjetë gjuhë të përbashkët, me bisedu me palën tjetër të cilën Konventa Ndërkombëtare na garantojnë, neve na shkelen të drejtat ditore, vjetore tonat të zezat neve si familjarë të 1617 personave  dhe nuk e kanë bë asnjë hap”.

Kritika kishte edhe për palën ndërkombëtare duke thënë se nuk po ofron zgjidhe.

“…të ardhmen te këqyrim a po fillon Bashkësia Ndërkombëtare të bëjë presionin më të madh tek pala tjetër  dhe të fillojë të bëhet diçka sa i përket Bashkësisë Ndërkombëtare, ka me ngri qysh kanë ngri deri tash”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version