0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurdisën tender, hetohen dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

Dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës janë duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata po dyshohen sa kanë kurdisur një tender në Ministrinë që udhëhiqet nga Lutfi Zharku.

Drejtori i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës Besim Tahiri dhe një zyrtar tjetër i po kësaj Ministrie, Betim Reçica, janë vënë nën hetime nga Policia e Kosovës. Departamenti i Krimeve Ekonomike po mbledh fakte ndaj tyre mbi dyshimet se kanë kurdisur tender në Ministrinë e Zharkut.
“Në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e kryerjes së veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të sanksionuar sipas nenit 422 të KPK-së”, thuhet në një dokument të brendshëm të Policisë që e ka siguruar Gazeta Express.
Tutje, dokumenti zbulon emrat e të apostrofuarve, që po hetohen, dhe sqaron detaje tjera rreth hetimit të dy zyrtarëve të MI-së.
Në dokument, tregohet se hetuesia ka siguruar edhe një audio-incizim ku pretendohet se Reçica e Tahiri merren vesh për ta kurdisur një tender.
Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë drejtorin e Prokurimit në Ministri të Infrastrukturës, por kontakti me Tahirin ka qenë i pamundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img