2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurbetqari-Ferdane F. Sahiti

Babë, sa e sa herë jeni zgju n’mes t’natës

Udhë t’mbarë me m’uru

 

Lotët rrjedhshin njani mbas tjetrit

nanën tu e përqafu

eh,

brenda vetës gjithë këtë dhimbtë t’u e duru

kur i shiqoj sytë e nanës t’përvlueme nga malli për mu

e përqafoj fort që erën e saj me vete me marrë

erë që me asnji parfum t’botës s’e kisha ndrru

 

Gur mbi gur kam shkel e këtu jam burrnu

n’këtë tokë t’artë kam kesh e kam kja

thembrat këtu m’janë forcu

 

Çdo lot që m’del në prag t’kësaj toke

dashni, dhimbje e shumë mall

nga brenda m’asht grumbullu

 

loti im asht lutje

Nanën prapë me përqafu.

Nanës prapë aromën me ia ndi

dhimbja e kurbetqatit asht britma e heshtjes ma të madhe

që vret pa meshirë shpresat

e që shton shumë halle

Tu na mësu me lu

dashtëm e s’dashtëm t’tana ato valle.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img