KFOR përmes një reagimi zyrtar ka thënë se gjithmonë mirëpret dhe përkrah mesazhet që promovojnë paqe dhe dialog.
Në këtë reagim të tyre thuhet se fetë luajnë rol kyç në bashkëekzistencën në mes të komuniteteve, shkruan express.
“Ceremonitë paqesore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot, tregojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagim.