Rreth 20 mijë trupa amerikane hynë në Panama për të rrëzuar drejtuesin e vendit e për ta marrë në Majami që të përballej me akuzat për trafik droge.
Ishte 20 dhjetori i vitit 1989, si sot 30 vite më parë, dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me presidentin Noriega ishin përkeqësuar deri në pikën e moskthimit.
Presidenti Xhorxh Bush tha përpara kombit amerikan se kishte urdhëruar forcat ushtarake në Panama që të mbronin jetët e qytetarëve amerikanë dhe që ta sillnin Noriegën para drejtësisë.
Njoftimi u bë disa ditë pasi forcat panameze vranë një ushtar amerikan. Në atë kohë, Noriega ishte duke u gjykuar në SHBA për trafik droge. Ai akuzohej gjithashtu se kishte manipuluar votat e zgjedhjeve të vitit 1989.
Operacioni “Çështja e Drejtë”, siç u quajt në SHBA, bëri që të futen më shumë se 20 mijë trupa në vend, duke marrë nën kontroll bazat kryesore ushtarake.
yesore ushtarake. /tch/