3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Kur të takova te Demaçi s’e imagjinoja që do të bëheshe Kryeministër – e arrite me aftësi dhe vendosmëri”

Analisti amerikan, Daniel Serwer ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër.

Serwer ka kujtuar takimin e parë me Kurtin në Prishtinë 21 vjet më parë, kur i pari i VV’së ishte dora e djathtë e Adem Demaçit.

“Kur u takuam për herë të parë nuk e imagjinoja kurrë që ju do të bëheni kryeministër i Kosovës së pavarur me aspirata për t’iu bashkuar NATO’s dhe BE’së. Ky është një privilegj të cilin ti e arrite me aftësi dhe vendosmëri. Të uroj sukses”, thotë Server, duke kujtuar se Kosova tani përballet me sfida të shumta.

Derisa thotë se s’ka zgjidhje të shpejtë në Kosovën me shumë probleme, Kurti mund të ndërmarrë menjëherë disa hapa që çojnë në rrugën e duhur.

Në këtë aspekt ai mendon se me heqjen e taksës ndaj produkteve serbe BE do ta mbante premtimin për heqjen e vizave.

“Jam entuziast për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe skeptik për propozimet e tilla si ‘mini-shengeni’.

Ndërkohë ai shpreh dyshime për rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në një të ardhme të afërt.

“Europianët dhe amerikanët mund të ju bëjnë presion për rifillimin e dialogut me Beogradin sa më shpejt. Nuk shoh ndonjë avantazh të Kosovës në këtë para zgjedhjeve parlamentare serbe të muajit prill, pasi ndërkombëtarët do të duhej të marrin diçka për presidentin Vuçiq në mënyrë që ai të jetë në avantazh në kampanjën e tij elektorale”, thotë Serwer.

Kurti mori sot besimin e 66 deputetëve për të udhëhequr me qeverinë me 15 ministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img