-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kur pritet të mbahet seanca gjyqësore për Haradinajn?

Lirimi i Ramush Haradinaj nga Franca është duke u varur nga materiali i aktakuzës, të cilën e ka ngritur shteti serb në Interpol, të cilin ende nuk e ka marrë gjykata për ta marrë vendimin për liderin e AAK-së.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahemti Isufi ka thënë për Indeksonline se seanca e radhës për Ramush Haradinajn do të mbahet shumë shpejt ku në të pritet lirimi nga këto akuza.

“Ne jemi duke pritur vendimin e gjykatës për lirimin e plotë të zotit Haradinaj dhe kthimin në Kosovë. Por së pari gjykata në Francë duhet që ta marrë materialin nga Serbia e më pas të caktohet një seancë ku do të marrte vendimin për lirimin e zotit Haradinaj”, ka thënë Isufi.

Ai beson se drejtësia franceze nuk do të marrë vendime mbi shpifje dhe aktakuza të pa baza të ngritur nga një shtet me tendenca destabilizuese siç është Serbia.

“Drejtësia e Francës i ka proceduar e veta të cilat duhet ti zbatoj në afate të caktuara dhe normalisht duket i përfillur këto afate e merr edhe vendimin, prandaj e gjithë kjo është çështje procedurash”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img