2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kur mund të shkojnë kosovarët pa viza në Bosnjë? Zv/kryeministrja e ka një përgjigje

Më shumë se katër muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pyetja është se kur kosovarët mund të shkojnë në Bosnjë vetëm me letërnjoftim.

Kësaj pyetjeje iu përgjigj sot zëvendëskryeministrja e Kosovës që vjen nga komuniteti boshnja, Emilia Rexhepi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ajo tha se shpresojnë që muajin tjetër kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Bosnjës.

“Kuvendi e ka ratifikuar. Institucionet e Bosnjë e Hercegovinës ende nuk e kanë bërë ratifikimin. Propozimi nuk ka kaluar në Këshillin e Minitrave që të vijë në Kuvendin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës”, tha Rexhepi.

“Shpresojmë që së shpejti do të përfundojë kjo pasi jemi të lidhur edhe me afatin. Shpresojmë që do të bëhet muajin tjetër”, theksoi zëvendëskryeministrja.

Milorad Dodik, president i entitetit Republika Srpska e kishte vënë në pikëpyetje të gjithë procesin, i cili do t’i lejonte qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe ata të Kosovës të udhëtojnë pa viza nga një vend në tjetrin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img