Një studim i ri ka treguar se kur kirurgët plastikë e dëgjojnë muzikën e preferuar, teknika e tyre kirurgjike dhe efiçienca është më e mirë
Nga klasike deri tek ajo rok, muzika mund të dëgjohet në shumë dhoma operimi anë e mbanë botës.
Ky është një fenomen interesant!
Muzika mund të krijojë një ambient relaksues dhe të ndihmojë në përqendrimin, uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit, gjë që mund të rezultojë në punë më efikase.
Për kirurgët, që punojnë në një ambient me shumë tension dhe kërkesa të larta, dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë në mbajtjen e ritmit dhe përqendrimit, duke i lejuar ata të kryejnë operacione me më shumë saktësi dhe më shpejt.
Muzika gjithashtu mund të krijojë një ndjenjë kohe dhe fluksi, duke e bërë punën më të këndshme dhe më të menaxhueshme, transmeton Telegrafi.

Megjithëse studimet e mëhershme e kishin dëshmuar se dëgjimi i muzikës gjatë operacioneve e ulë stresin te kirurgët, faktikisht ka informacion të kufizuar për efektet e muzikës në performancën teknike gjatë kryerjes së një detyre kirurgjike, siç është ajo prerjes.
Për kirurgët është shumë e rëndësishme shpejtësia dhe kualiteti i prerjes dhe qepjes.
Pas studimeve të ndryshme, ekspertët kanë zbuluar se kirurgët janë më të shpejtë në detyrat e tyre kur janë duke e dëgjuar muzikën e preferuar.
Përveç se janë më të shpejtë, edhe kualiteti i mbylljes së plagëve është dukshëm më i mirë.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Aesthetic Surgery Journal”.
Po ty, a të pëlqen të dëgjosh muzikë gjatë punës?