Zyrtari i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, ka thënë se armëpushimi i përkohshëm midis Hamasit dhe Izraelit do të hyjë në fuqi në orën 10 të mëngjesit të nesërm [e enjte].
Njoftimi vjen pasi Izraeli arriti marrëveshje me Hamasin për armëpushim katër-ditor dhe lirimin e të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve të kapur nga Hamasi më 7 tetor, në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë, kryesisht të mitur dhe gra, në burgjet izraelite.
Marrëveshja u miratua brenda natës nga qeveria izraelite.
Abu Marzouk ka thënë se shumica e pengjeve që do të lirohen kanë nënshtetësi të huaj, pa specifikuar nëse ata kanë gjithashtu pasaporta izraelite, sipas Channel 12.
Izraeli ka thënë se të gjithë pengjet që do të lirohen do të ishin qytetarë ose banorë të Izraelit.