Krishtlindjet janë festë e krishterëve, të cilat përçojnë mesazh të rëndësishëm për ata që e festojnë.
Megjithatë mesazhi më i rëndësishëm për Krishtlindje në historinë e njerëzimit vjen nga Lufta e Parë Botërore, në vitin 1914.
Edhe pse në librat e historisë nuk ceket një armëpushim gjatë Luftës së Parë Botërore, në fakt për Krishtlindje në vitin 1914, ka pasur armë pushim për një ditë të vetme, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm se “Lufta nuk është gjithçka, dhe jeta e njeriut është më e rëndësishmja”.
Edhe pse vinin nga fronte të ndryshme të luftës, më 1914 në ditën e armëpushimit, gjermanët dhe anglezët kanë lënë pushkët për të zhvilluar një ndeshje futbolli, në një qytet në perëndim të Belgjikës./Lajmi.net/