3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kur Fisnik Ismaili fliste për Albin Kurtin sikur për një profet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, dje e cilësoi zgjedhjen e Albin Kurtit kryetar të VV’së si humbjen më të madhe në historinë e partisë.

Ismaili, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, akuzoi të hënën Vetëvendosjen për arrogancë, për mungesë të demokracisë e për mungesë të vetëkritikës.

Por, teksa tash është pozicionuar kundër Kurtit në VV, sikurse shumë anëtarë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, dhe ish-kryetarin Visar Ymeri, Ismaili vetëm një muaj më parë ka folur fjalë të mëdha për “babën” e VV’së.

“Albini, aq është parimor, aq i ka qëndrimet e forta, sa që edhe ndryshimi i kohërave, i regjimeve, i krejt, atij s’mund t’ia ndryshojë parimet të cilat i ka, që është veti shumë e mirë”, ka thënë Ismaili, në RTV Dukagjini, në dhjetorin e vitit që lamë pas.

“Por, në anën tjetër, mendoj se duhet pak të relaksohet Albini, pak të lëshohet”, është shprehur ai.

“Mendoj se është njëri prej njerëzve më inteligjent që njoh”, ka thënë Ismaili për Kurtin.

“Është tepër, tepër, tepër i zgjuar. Nganjëherë, në momente as vetë s’e marr vesh, dhe kompleksohem kur s’e marr vesh, se është krejt në nivel tjetër”, ka shtuar ai.

“Ia shoh shumë për të madhe që është tepër i sinqertë. I kam thënë: Albin, ne jemi viktima të sinqertitet tonë”, ka thënë Ismaili.

“Se, kur neve na pyet diçka, do të përgjigjemi me sinqeritetin më të madh. E shpesh na ndodh që ne të përgjigjemi sinqerisht, e ato pastaj keqpërdoren në mënyra të ndryshme”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img