Ndërhyrja e Luizit në bisedën që Qetsori po bënte me Antonetën, irritoi shumë këtë të fundit, e cila nisi të fliste me tone të larta.
Luizi filloi ta ngacmonte atë, duke përdor shprehjet e njëjta, “Kur do dalësh”, “Akoma këtu je”, komente të cilat e acaruan shumë Antonetën.
Ai në fakt, këtë skemë e ka përdor edhe me parë me banorët që nuk i do në shtëpi dhe që prej hyrjes së Antonetës është shprehur që nuk ka simpati për të dhe e do jashtë kësaj shtëpie.
Teksa të dy po debatonin, Luizi duke folur me ironi, i tha Antonetës se kush ia ka mbushur mendjen asaj që është e duhura për këtë format.
Debati mes dy banorëve u agravua edhe më tej, çka bëri që Antoneta të shpërthente në lot. Ajo i tha Luizit se do sillet ashtu siç e mendon ajo të arsyeshme dhe jo ashtu siç do ti.
Teksa Antoneta po flisnte me tone të larta, Luizi i tha të merrte frymë dhe të qetësohet.
Kjo e fundit i tha Luizit se ka dashur tre herë të dalë nga shtëpia për shkak të presionit që po i ushtron ai. Luizi i tha asaj të bëjë gati valixhet dhe të dalë.