Site icon PrishtinaPress

Kur duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë, sipas Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se në momentin që pala kosovare ulet për të diskutuar me atë serbe, taksa duhet të hiqet.

I pyetur në RTK nëse Kosova duhet ta heqë taksën ndaj Serbisë në javën e ardhshme, ka thënë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet me taksë. Por po ashtu ai ka thënë se taksa sipas tij mund të pezullohet në momentin që ulen palët për dialog.

“Besoj se kështu edhe do të jetë, por insistoj që në bisedime me partnerët tonë që ne i kemi dhe do t’i kemi duhet ta potencojë se dialogu nuk duhet të kushtëzojë me taksën. Po ashtu edhe nëse në të njëjtën ditë diskutohet për taksën. Duhet të ulemi dhe ta shikojmë njëri në sy”.

“Unë jam në dakord që taksa të mbetet në fuqi deri sa të ulemi me palën serbe. Në ditën që ulemi me ta unë jam dakord që një ekip i specializuar që të flas me palën serbe për taksën”, ka deklaruar Pacolli.

Exit mobile version