Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se raporti i obduksionit fillimisht do t’i dorëzohet përfaqësuesit të familjes Dehari, avokatit Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të shkojnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë
Prokuroria njofton se për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari ndërkohë do ta informoj opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Avokati Tomë Gashi tashmë ka arritur në Prokurorinë e Shtetit dhe po pritet të dalë të flasë për mediat.
Avokati Tomë Gashi tashmë ka arritur në Prokurorinë e Shtetit dhe po pritet të dalë të flasë për mediat.