Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se raporti i obduksionit fillimisht do t’i dorëzohet përfaqësuesit të familjes Dehari, avokatit Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të shkojnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë
Avokati Tomë Gashi tashmë ka arritur në Prokurorinë e Shtetit dhe po pritet të dalë të flasë për mediat.