Qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e Komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, është ndërprerë që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, shkaku i festës së Vidovdanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë Gazetës Express se rrugët do të lirohen tek kur të përfundojë festa.
Posa të përfundojë, atëherë lirohet, por varet sa do ta zgjasin”, ka thënë Kelani për Express.
Ndryshe, për bllokimin e rrugëve ka reaguar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se nuk është në rregull që rrugët të jenë të bllokuara për Festën e Bajramit.
Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Graçanicë janë të bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava, gjatë një takimi me Shefin e EULEX’it.