Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se javën e ardhshme do të bëhen publike datat se kur do të japin betimit edhe tre kryetarët e komunave veriore.
Ai tha se propozimet i bëjnë kryetarët ndërsa Ministria i aprovon.
“Besoj se të hënën bëhen publike por ende s’kemi pranuar ndonjë ftesë apo propozim. Deri më tani, ende s’ka ndonjë datë”, është shprehur Krasniqi për Klankosova.tv.
Por, sipas Krasniqit, betimi i tre kryetarëve në veri që ende s’e kanë dhënë betimin do të bëhet “brenda afateve kohore”.
Kujtojmë se dje, kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, dha betimin e tij, ndërsa këtë s’e kanë bërë kryetari i Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.