Site icon PrishtinaPress

Kur do të bëhen pagesat për 8 mijë pensionistët që aplikuan për skemën e re pensionale

Rreth 8 mijë pensionistë kanë aplikuar për skemën e re pensionale, e cila iu mundëson shumë pensionistëve që të përfitojnë pensione më të larta ngase do t’u njihet edhe periudha e paraluftës kur shumë shqiptarë u larguan nga puna.

Drejtori i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Financave, Blerim Hasani, ka treguar se kur fillojnë të bëhen pagesat.

“Pensioni parcial kontributpagues i moshës do të paguhet në mënyrë retroaktive nga datë 15 korrik, 2023. Ne jemi në proces të trajtimit të aplikimeve, deri më tani kemi rreth 8 mijë aplikues, të cilët i kemi trajtuar aplikacionet e tyre. Afati për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë skemë është deri më 31 dhjetor, 2023”, deklaroi Hasani në emisionin Kiks Kosova.

Ai theksoi se të gjithë personat që kanë kontribuar në fondin pensional, dhe nuk kanë arritur të plotësojnë stazhin prej 15 vitesh, dhe e dëshmojnë se kjo ka ndodhur për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nga 1 janar 1989, i është dhënë një mundësi të kalojnë në skemën e pensionit parcial.

Exit mobile version