Site icon PrishtinaPress

Kur do të bëhen me kryetarë të rinj të gjitha bashkësitë lokale?

13 bashkësi lokale formuan këshillin e u bënë me kryetar të ri, proces ky i nisur në majin e këtij viti.

Mirëpo nga dorëheqja e Drejtorit të Administratës në kryeqytet, Bersant Beka, në qershor zgjedhje më nuk u mbajtën. Por kjo po del që nuk është arsyeja e ndërprerjes së këtij organizimi, por ishte veçse faza e parë.

“Faza e parë ka përfunduar edhe sepse kanë filluar pushimet verore, dhe ka qenë e planifikuar që tashti në shtator-tetor të vazhdojë faza e dytë. Jemi në konsulta me kryesuesin e kuvendit, që pas ardhjes time të re, që dy muaj, me e pa pjesën ligjore që me hy emri jem në pjesën e aktivitetit. Jemi në konsultime dhe besoj që javën tjetër kemi me lanë takim me komisionin për me pa vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit”, deklaroi Drejtor i Administratës,Vigan Kastrati.

Certifikimi  i përfaqësueseve të zgjedhur do të bëhet pasi që të gjitha bashkësitë lokale të kenë drejtuesit e ri. Se kjo duhet të ndodhë më shpejtë e kërkojnë edhe monitoruesit e pushtetit lokal.

INPO së fundmi u takua edhe me kryetarët e rinj ku këta të fundit  potencuan edhe nevojën e investimeve në zyrat e strukturave ku ata veprojnë, fshatra apo lagje.

Këtë kërkesë e konfirmon edhe përfaqësuesi i bashkësisë lokale “Qendra”, Sabedin Hasani.

Exit mobile version