0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kuqi: Kryeministri fajtor për dështimin e marrëveshjes së Demarkacionit

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi, i është përgjigjur Kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Në një komunikatë për media, Kuqi ka thënë se marrëveshja e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe për këtë çështje ai ka fajësuar Kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe reagimi i tij i plotë:
”I nderuari Kryeministër Mustafa,
Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi, dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën.
Kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër.
Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë.
Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi.
Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img