Jeni shumë të lumtur posa merrni epitetin baba dhe nënë.
Por keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të shoh foshnja juaj e porsalindur qysh në momentet e para të jetës së saj?
Ndoshta keni menduar se ajo sheh çdo gjë sikurse ju dhe të tjerët, por jeni duke u gabuar, njofton Klan Kosova.
Një studim i ri i publikuar në mediat e huaja, tregon në fakt atë se çfarë dhe si në të vërtetë sheh fëmija juaj i porsaardhur në jetë.
Fillimisht posa foshnja hap sytë e saj, së pari ato shohin vetëm bardh dhe zi dhe ajo ndodh vetëm në një distancë prej 10 deri në 20 cm larg tij.
Në muajin e parë, ai fillon ta shoh paksa nënën e tij përsëri me nuanca bardhë e zi.
Në muajin e dytë dhe të tretë përsëri fillon ta shoh vetëm nënën e tij por duke e parë në ngjyra më të qartësuara.